Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Mars 2018, 13:01

Pasi e helmoi vjehrrën me fotoksinë, mësohet se çfarë do të bëhet me Marjana Çmetën

Një vit më parë 47-vjeçarja Lirije Lami vdiq dhe vetëm pak javë më parë u zbulua se në fakt vdekja e saj nuk ishte natyrale, por ishte një vrasje nga ana e nuses së saj Marjana Çmeta.

Krimi i 21-vjeçares, e cila e helmoi vjehrrën me fotoksinë, u bë i ditur nga një rrëfim që ajo kishte bërë tek një hoxhë i cili e kishte filmuar atë duke pranuar vrasjen.

Marjana Çmeta e cila është edhe nënë e një fëmije 5 muajsh, ditën e sotme është paraqitur përpara gjykatës e cila ka marrë vendimin që Çmeta të lihet sërish në burg.

Ndërkohë sipas ‘Panorama’ gjykata ka lënë të lirë bashkëshortin e viktimës dhe kushëririn e tij , Arben Lami dhe Agim Saliu të cilët akuzoheshin për moskallëzim të krimit.

Atyre u është dhënë masa detyrim paraqitjeje dhe e njëjta masë i është dhënë dhe hoxhës Hysen Shehu, i cili deklaroi se feja e pengonte atë të fliste për rrëfimin e Marjana Çmetës. Burimi: Panorama