Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Mars 2018, 12:12

Si rrallëherë Big Mama poston foto pa make-up, habiten fansat nga pamja e saj

Këngëtarja e njohur Big Mama që prej fillimit të karrierës së saj është dalluar për stilin e saj ekstravagant me veshje të ndryshme, aq të çuditshme sa edhe të guximshme. Gjithashtu ajo përherë i ka pëlqyer të eksperimentojë me veten e saj dhe sigurisht makë-up-i i tepërt nuk ka munguar.

Por si rrallëherë sot Big Mama ka vendosur që të postojë një foto shumë ndryshe nga të tjerat. Duke qenë se ajo kujdeset shumë për fotot që poston në rrjete sociale, ky postim ka qenë i papartitur për ndjekësit e saj.

Ajo ka postuar pak më parë një foto ku shfaqet ujë dhe sapun pa pikë make-up-i në fytyrë. Siç shihesh dhe  nga postimi, ajo ishte bërë gati për të bërë një trajtim në fytyrë dhe me këtë foto tregoi se në fakt nuk ka ndonjë ndryshim në pamjen  e saj , si me grim si pa të ajo është po njësojë.