Ditën e sotme është zbardhur më në fund misteri që qëndronte pas zhdukjes së papritur të aktores me origjinë shqiptare Adea Shabani, pasi sipas policisë së Kalifornisë është arritur më në fund të gjendet trupi i pajetë i të resë.

Siç është bërë e ditur dhe nga mediat e huaja trupi i 25-vjeçares është gjendur pranë një përroi në afërsi të Rezervuarit të jetës së Egër në Spenceville dhe raportohet se përgjigjes i krimit makabër dyshohet të jetë i dashuri i aktores Chris Spotz.

33-vjeçari amerikan pak ditë më parë pasi po ndiqesh nga policia, vrau veten dhe kjo i ngriti edhe më shumë dyshimet se fajtor ishte ai.

Gjatë nisjes së hetimeve ai kishte deklaruar nëpërmjet avokatit të tij se ai dhe Adea ishin nisur në një udhëtim drejt Kalifornisë së Veriut, ku dhe do takoheshin me babain e tij. Mirëpo gjatë rrugës ishin konfliktuar dhe ai e kishte lënë Adean në mes të rrugës dhe më pas nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me të.

Por sipas policisë Chris Spotz, i cili rezultonte se kishte qenë i fejuar me një vajzë tjetër, kishte gënjyer për dëshminë e tij dhe tani po punohet për të zbardhur të gjithë ngjarjen dhe për të gjetur nëse ai kishte një bashkëpunëtor në këtë krim.



