Nga Shqipëria / E Martë 27 Mars 2018, 19:07

Një format krejt ndryshe, zbulohet data e emisionit më të shumëpritur në Tv Klan

Moderatorja e njohur Kiara Tito është përfolur së fundmi për rikthimin që ajo do të ketë në ekran nëpërmjet një program që do të moderohet vetëm nga ajo dhe që në qendër do të ketë operacionet plastike.

Ky program u diskutua shumë nga mediat, pasi u mendua se do të kishte lidhje me personazhet e njohur të cilët kanë kryer operacione të tilla, por në fakt ka të bëjë me diçka tjetër dhe këtë gjë na i ka zbuluar së fundmi vetë moderatorja.

Ajo ka publikuar pak më parë promon e emisionit i cili do të titullohet ‘Doktor Plastika’.

“Së shpejti nis një eksperiencë e re në televizionin Klan. Doktori Plastik është një format i cili ka në fokus operacionet plastike. Falenderimi më i madh shkon për autoren e këtij program Elda Laze dhe regjisoren Sibora Kokonozi për punën e pa lodhshme të muajve të fundit. Jemi pothuajse gati, bashkë shihemi shumë shpejtnë Doktor Plastik!” – ka përfunduar ajo.