Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi janë diskutuar gjatë për shkak të rivalitetit që ka pasur mes tyre për shkak se emisionet e tyre transmetoheshin çdo të shtunë në të njëjtin orar dhe për këtë arsye nuk kanë munguar thumbat mes tyre.

Por mesa duket dy moderatorët e njohur kanë edhe një miqësi shumë të mirë dhe këtë gjë e kanë treguar së fundmi nëpërmjet disa videove të postuara në adresën e tyre.

Në fillim ka qenë vetë Ermali ai që ka postuar një video ku shihet së bashku me Luanën, ku dhe ka shkruar: “ Më ndihmoni, Luana Vjollca në aksion”
Më pas Luana postojë vazhdimin e videos në fjalë ku shihen duke qeshur së bashku.
Nuk dihet se për çfarë arsye janë takuar dy personazhet e njohur, por mendohet se Luana mund të jetë një nga të ftuarat në ‘Xing’.



