Xheni i 'Big Brother' është padiskutim një nga ish konkurrentet më të komentuara nga ana e mediave. Që pas mbarimit të lojës në Big Brother ajo është përfolur gjatë për ndarjen nga ish partneri Benard.

Ajo së fundmi ka treguar se ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e saj. Ajo nuk është më vajza brune që jemi mësuar të shikojmë.

Xheni ka shpërndarë një foto ku shihet se flokët e saj i ka lyer me nuancën e biondes. Në përshkrim të fotos ish banorja ka shkruar: “Po apo jo?

Ndërkohë së fundmi është diskutuar shumë se nëse ajo do të rikthehet apo jo me Benardin, por mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodh.




