Greta Koçi është një nga këngëtaret më të komentuara dhe padyshim më të suksesshme në Shqipëri duke qenë se çdo këngë e saj kthehet menjëherë në hit.

Ndonëse kurioziteti i publikut për jetën e saj është tepër i madh, Greta gjithmonë është treguar shumë diskrete me jetën private, duke e mbajtur atë sa më larg publikut.

Mirëpo pavarësisht kësaj ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ditën sotme i ka habitur të gjithë, pasi ka shpërndarë foton e një modeleje që i ngjanë jashtëzakonisht shumë.

Përmbi foto ajo ka shkruar: "Ma kane gjetur dhe derguar sozine. Vetem ngjyra syve na ndryshon…Ngjan me mua kjo cupa? Si ju duket?", pyet fansat këngëtarja në foton e një modeleje që i ngjan shumë asaj.




