Nga Shqipëria / E Martë 27 Mars 2018, 16:04

Lori Hoxha e lodhur nga akuzat për operacione plastike: Flisni më mirë për gropën tek pallati im

Lori Hoxha vitet e fundit ka qenë shënjestra e ndjekësve, të saj të cilët gjithmonë e kanë sulmuar atë duke e akuzuar për ndërhyrje në fytyrë.

Mirëpo megjithatë ajo nuk ka pranuar asnjëherë një gjë të tillë, gjithmonë i anashkalon pyetjet në lidhje me këtë gjë.

Por mesa duket blogerja e njohur është lodhur nga këto pyetje dhe akuza dhe ditën e  sotme u ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që e sulmojnë.

“Do doja të flisnim për racizmin, misogjininë, barazinë mes gjinive dhe homofobinë po aq shumë sa flasim për operacionet plastike. Ose dhe ajo gropa te rrugica e pallatit tim që nuk mbyllet kurrë do të ishte një bisedë më interesante dhe më produktive.”-ka shkruar lori në një postim të ri në rrjetet sociale. Burimi: Gazeta Expres