Ajo është momentalisht një nga modelet më të kërkuara dhe është bërë e njohur nga setet e shumta fotografike që ka bërë, por edhe nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother Albania’. Bëhet fjalë për modelen dhe gazetaren Elena Lika, e cila ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin 'Wake up' për të treguar diçka më shumë rreth profesionit të saj.

Ndër të tjera ajo është pyetur edhe për modelet që bëjnë gjithçka për famën duke u kthyer kështu në eskorta të pasanikëve.

“E kam thënë edhe në një moment, intervistë tjetër se ka një ndryshim shumë të madh mes modeleve profesioniste, të “Instagram”-it dhe atyre të vetëshpallura”, tha ajo.

Gjithashtu Elena ka treguar edhe për pagesat që ajo merr për një set fotosh.

“Nëse e menaxhon mirë veten, ose ke një menaxher të mirë si modele, e në qoftë se di ti menaxhosh edhe lekët mirë, mund të jetosh edhe mire. Pagesat mbi 1 mijë euro për një set,”-përfundon modelja.




