Që nga momenti që ajo fillojë me prezantimin e emisionit ‘Ditë e re’ është kthyer në një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ditën e sotme Dajana Shabani ka qenë e ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ ku ka treguar më shumë për jetën e saj private.

Momentalisht ajo është nënë e një vajze të quajtur Marlena dhe siç ka treguar dhe vetë vajza i ngjanë shumë në karakter.

“Bashkëshorti kuptoi që do t’i duhet të përballojë 2 Dajana!”-u shpreh Dajana.

Ndërsa pyetjes se nëse ajo dhe bashkëshorti kanë në planë të bëjnë ndonjë djalë që të ishte i ngjashëm me burrin, ajo ka habitur me përgjigjen e saj.

“Mund të gjejë çdo grua në botë të bëjë një djalë sepse unë e kam ndarë mendjen që dua të kem vetëm një,”-përfundoi moderatorja.



