Siç dihet bashkëshorti i këngëtares së njohur Rezarta Shkurta, po kryen dënimin e tij në burg për shkak të laboratorit të drogës që u kap përpara disa vitesh.

Mirëpo ajo asnjëherë nuk nguron të shpreh publikisht dashurinë dhe mbështetjen për Ermal Hoxhën dhe shumë herë bën edhe dedikime shumë emocionuese për të në rrjetet sociale.

Se fundmi këngëtarja ka postuar një video mjaft të ndjerë në instagram ku shihet së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre Hera. Në përshkrim të videos ajo ka shkruar: “Sot kur vogelushja ime Hera sheh kete video, thote: Puçeeet mama me babin,”, duke treguar në këtë mënyrë mungesën e madhe të babait që vajza e saj ka pasur gjatë këtyre viteve.




