Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar Jonida Vokshi ka marrë së fundmi një dhuratë tepër special nga një vogëlushe me sindromën down, e cila i ka dhuruar asaj një vizatim të bërë nga vetë ajo.

Këtë dhuratë speciale prezantuesja e emisionit 'Thurje' ka vendosur që ta nxjerr në ankand dhe në këtë mënyrë me lekët e fituara të ndihmojë fëmijët e tjerë me këtë sindromë por edhe vogëlushen Irma.

Në një postim në isntagram ajo ka treguar se sa e veçantë është ajo dhuratë për të dhe arsyen se përse vendosi a nxjerrë në ankand.

“Irma Nika me sindromën Doën më bëri këtë dhuratë për emisionin “Thurje” dhe e pikturoi live në studio. Një talent! Por këta njerëz me kaq shumë pozitivitet dhe talent kanë nevojë për përkrahje. Kështu që pavarësisht kënaqësisë që më dha kjo dhuratë spontane e Irmës, mendoj që është më e vlefshme për ta ndihma juaj, kështu që unë hap një ankand për këtë pikturë të bërë nga Irma në studion time. Një vajzë me sindromën Doën por me shumë talent. Ndihma juaj mund të jetë shumë herë më e rëndësishme për këta persona se vlera e kësaj pikture. Vlerësoni vetë ju talentin e Irmës dhe kjo pikturë është e juaja.”- ka shkruar Jonida krahas fotos së pikturës së vajzës.




