Nga Shqipëria / E Martë 27 Mars 2018, 14:02

I riu shqiptar ndërron jetë gjatë fluturimit, avioni ndërpret udhëtimin dhe kthehet pas

Një i ri shqiptar i moshës 32-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një udhëtimi me avion që ishte nisur nga Shkupi për të shkuar në Bazel të Zvicrës.

Sipas disa pamjeve filmike të siguruara nga Televizioni 21 në Maqedoni shihet sesi personeli i avionit bëri të pamundurën që ti shpëtonte jetën 32-vjeçarit,  por ishte e kot pasi ai kishte ndërruar jetë menjëherë.

Ky informacion është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Siç është bërë e ditur piloti i avionit pasi është lajmëruar për gjendjen e keqe të personit ka vendosur që të kthej avionin, pavarësisht se ndodhësh në  hapësirën ajrore shqiptare.

Ndërsa mjekët nuk kanë dhënë shkaqet që shkuan në vdekjen e të riut por vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij.