Nga Shqipëria / E Martë 27 Mars 2018, 12:12

Shqiptarët hynë të grabisin të moshuarin grek, por ajo që u bënë ai i kap në befasi

Paraditen e së hënës dy shqiptar kanë shkuar në periferi të Athinës dhe kanë tentuar të grabisin një të moshuar, por i ka gjetur belaja.

Sic është bërë e ditur nga mediat greke 88-vjeçari ka vepruar në momentin që është grabitur dhe ka qëlluar me armë njërin prej shtetasve shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Glyfada kur një 28 dhe një 18-vjeçar kanë rrëmbyer të moshuarin dhe më pas e kanë futur me forcë në shtëpinë e tij që ti vidhnin lekët dhe sendet me vlerë, por 88-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt dy hajdutëve duke plagosur njërin në dorë.

Dy shqiptarët janë arrestuar në momentin që kanë shkuar për të marr mjekim në spital, ndërsa nën pranga është vendosur edhe i moshuari i cili akuzohet për plagosje.