Ajo është një nga këngëtaret më të përfolura e cila shpesh herë bëhet pjesë e portaleve për shkak të jetës së saj luksoze. Bëhet fjalë për ish missin e Kosovës dhe këngëtaren Morena Taraku, e cila së fundmi mesa duket nuk është dhe aq mirë nga ana shëndetësore.

Në një postim të bërë nga vetë ajo në profilin e saj, këngëtarja shihet e shtrirë në spital duke marrë serum.

Megjithatë ajo nuk ka preferuar të zbulojë më shumë detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore dhe se çfarë ka ndodhur me të vërtetë me të, duke i lënë ndjekësit dhe fansat e saj të shqetësuar.




