Nga Shqipëria / E Hënë 26 Mars 2018, 19:07

Rrëfehet Soni i ‘Xingut’, zbulon live vesin më të keq të Ermal Mamaqit në punë

Të gjithë e njohin Soni që nga pjesëmarrja e tij në grupin e famshëm muzikor të para disa vitesh ‘NRG’, dhe së fundmi atë e shohim edhe më shumë në ekranin e Tv Klan në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku bën intervistat në rrugë.

Ditën e sotme Soni ka qenë i ftuar tek 'Rudina' ku ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e tij si dhe për njohjen me Ermalin dhe për mikun e tij të vjetër ai nuk nguron të thotë fjalët më të mira.

Teksa është pyetur nga moderatorja se çfarë vesi të keq ka Ermali ai është shprehur se: ““Ndoshta do të doja të bëhej pak më i keq, që ne të punojmë më shumë...”, ka treguar ai duke treguar se në fakt Ermali  është korrekt, të ndihmon, është bashkëpunues, i fton për drekë e për darkë kolegët e tij, por: “Ermali ka një gjë. Nëse nuk punon, nëse e thyen kodin, ligjin, mendoj se bie shpejt...”/ Burimi:Revista Class