Majk është një nga reperat më simpatik dhe njëkohësisht një ndër meshkujt më të preferuar nga ana e femrave. Ai ka një numër të madh fansesh dhe është përfolur shumë herë për lidhjet me disa nga vajzat më të bukura të showbizzit, por së fundmi ai është shprehur se femrat nuk e kuptojnë shumë dhe kjo për shkak të punë së tij.

Së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin ‘Prive’ ku ka rrëfyer se çfarë kërkon ai nga partnerja e tij.

“Puna e një këngëtari është e vështirë sepse duhet të shkosh në orën dy apo tre të natës të performosh. Je i rrethuar nga vajza dhe prandaj kërkoj që partnerja të jetë e kuptueshme”- ka thënë reperi.

I pyetur lidhur me martesën, Majk e sheh atë si një plan shumë të largët sepse aktualisht është i përqendruar tek karriera dhe produksionet e reja muzikore që do të sjellë për publikun.



