Ditën e sotme këngëtarja e njohur Jonida Maliqi feston ditëlindje e saj. Ndonëse ajo është një nga femrat më të kuruara dhe më simpatike të showbizzit shqiptar, edhe për Jonidën vitet kanë kaluar dhe sot ajo feston ditëlindjen e saj të 35.

Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë, këngëtarja nuk ka ngurruar ta zbulojë vet moshën e saj nëpërmjet një postimi që ka bërë në Instagram, ku shprehet shumë e lumtur që ka fansat e saj pranë.

“Prej 5 vitesh kam ndarë me ju disa nga momentet jetësore të përditshmërisë sime duke ju patur më pranë dhe duke më frymëzuar dita ditës me mbështetjen tuaj, ndaj sot dua t’ju falenderoj nga zemra. Mars 2013, postimi im i parë në Instagram, 350k ndjekës realë dhe sot bëj 35 vjet që marr frymë falë Zotit. Urimet tuaja më shtojnë jetën!”-ka shkruar Jonida e emocionuar në postimin ku ka zbuluar se sot bën 35 vjeç.



