Konflikti i famshëm mes këngëtares së njohur Rezarta Shkurti dhe modeles Afroviti Goge ka nisur që në 2010 kur ato ishin pjesë e ‘Vip Shpija’ dhe ku u konfliktuan ashpër me njëra-tjetrën. Një sherr ky që u diskutua gjatë nga mediat në atë kohë.

Madje u përfol shumë se Rezarta i kishte kushtuar edhe këngën ‘Budallaçkë e vogël’ me të cilën konkurroi në Kënga Magjike.
Por pasi u aludua gjatë për zënkën e tyre, u duk se vajzat kishin bërë paqe pasi ato u shfaqën në një set fotografik së bashku duke treguar kështu se i kishin lënë pas konflikte e tyre.

Por pas shumë vitesh duket se Rezarta po e risjell dhe një herë në vëmendjen këtë marrëdhënie, pasi së fundmi ka sqaruar të gjithë portalet se një foto që është përdoru për 7 vjet prej tyre duke pretenduar se vajza në foto është Rezarta, në fakt është Afroviti.

Në foton e postua Rezarta ka shkruar: ““Kisha vetëm një sqarim për portalet tona, se u bënë mbi 7 vite me këtë lapsus... Kjo nuk jam unë... Te kjo foto nuk jam unë... Nuk jam unë tek kjo foto! Kaq kisha!”- në postimin ku shihet fotoja e Afrovitit.

Ajo nuk e ka përmendur fare emrin e saj dhe kjo ka mjaftuar që të vërtetohet se në fakt marrëdhëniet e tyre ende vazhdojnë të mos jenë mirë.





