Nga Shqipëria / E Hënë 26 Mars 2018, 15:03

Tragjike:Kaloi shinat me kufje në vesh, përplaset keq 23-vjeçarja nga Durrësi

Dita e djeshme ka qenë tragjike për një vajzë 23-vjeçare nga Durrësi, e cila është përplasur nga treni i linjës Durrës-Vorë, në vendin e quajtur ‘Tuneli i Rrashbullit’.

E reja nga Durrësi quhet Nikita Rama dhe vijon të jetë në gjendje të rënd për jetën në spital pasi dyshohet se mund të ketë pësuar mpiksje gjaku.

Siç është bërë e ditur ajo punonte në një agjenci imobilare në zonën e plazhit dhe e bënte këtë rrugë çdo ditë për të shkuar në shtëpinë e saj në Shkozet, mirëpo këtë herë dyshohet se ajo ka qenë me kufje në vesh dhe nuk e ka dëgjuar trenin dhe ka kaluar shinat ku dhe është përplasur keq.

Nga kjo përplasje studentja e UAMD ka humbur njërën këmbë dhe ende është në gjendje kritike për jetën, pasi mjekët nuk e dinë nëse do të mund të mbijetoj nga përplasja e rëndë./Burimi:Syri.net