Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka qenë shumë e përfolur kohët e fudnit, pasi është aluduar shpesh se ajo dhe bashkëshorti i saj Erjon Zhaloshnja i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe një vajzë 5-vjeç.

Ditët e fundit këngëtarja ka qenë pjesë e një interviste për ‘Prive’ ku në 60 sekonda ajo duhet ti përgjigjesh një serë pyetjesh që kanë të bëjnë me jetën e saj private. Njëra ndër pyetjeve provokuese ishte edhe se kur ajo e kishte humbur virgjerin.

Kësaj pyetje shumica prej personazheve ngurojnë ti përgjigjen, por Eneda ndryshe nga të tjerët ka vendosur të thotë hapur se në çfarë moshe ajo ka kryer marrëdhënie për herë të parë.

“16 vjeç”, është shprehur këngëtarja dhe më pas ka vijuar me pyetjet e tjera.

Në njërën prej tyre madje u pyet se nëse është e lumtur dhe ajo pa hezituar është shprehur se është pjesërisht e lumtur.


