Nga Shqipëria / E Hënë 26 Mars 2018, 14:02

Nora Istrefi feston ditëlindjen, dalin foto nga festa private e këngëtares

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj. Ajo ka mbushur plote 32-vjeç, po si ajo si bashkëshorti i saj në adresën e tyre nuk kishin postuar asgjë në lidhje me festimet e ditëlindjes së  këngëtares.

Por mesa duket festimi i ditëlindjes nuk ka kalua në heshtje, pasi Roberti dhe miqtë e Norës i kishin përgatitur asaj një festë surprizë, e cila e ka habitur pa masë këngëtaren.

Siç shihet edhe në videot e postuara nga mikesha e saj instruktorja e fitnessit, Greta Beqa, në momentin që Nora është futur në lokal, gjithë miqtë e saj i kanë kënduar këngën e ditëlindjes dhe ajo ka ngelur pa fjalë pasi nuk ishte në dijeni të kësaj feste.

Ndër të tjera shihet më vonë edhe vetë Nora duke u kënaqur dhe duke kërcyer së bashku me bashkëshortin e saj Robertin.