Pas largimit të Rashel Kolanecit nga emisioni i njohur ‘Xing me Ermalin’ u aludua shumë se marrëdhënia mes Ermal Mamaqit dhe asaj ishin përkeqësuar dhe se mes tyre kishte patur një konflikt. Mirëpo me kalimin e kohës ata treguan se çdo gjë mes tyre ishte shumë mirë dhe kjo pasi vazhduan të mbanin kontaktet dhe ti komentonin njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Mirëpo pas një mungese disa mujore Rasheli do të rikthehet në’ Xing’ dhe këtë herë jo si një velinë por si e ftuar. Këtë lajm e ka dhënë së fundmi vet Ermali i cili ka shpërndarë foton e Rashelit dhe në përshkrim të saj ka shkruar: ““Shiko kush kthehet këtë javë në xing me Ermalin. Bëj pyetjen më interesante që ta lexoj në emision”.

Një intervistë kjo që mezi pritet nga publiku dhe kjo pasi mund të zbulohet edhe arsyeja e largimit të saj nga ky emision.





