Kristian Prenga i riu shqiptar që ka arritur të bëjë krenar vendin tonë disa herë, mbrëmjen e djeshme edhe një herë tregoi forcën e tij duke mposhtur në Kanada kampionin e këtij vendi në knock-out teknik.

Pasi 27-vjeçari arriti të mposht këdo në Kick-box, duket se tashmë po zhvillon më së miri karrierën e tij edhe në box. Mbrëmjen e djeshme në një ndeshje shumë të vështirë kundër Tim Chemelli, Prenga arriti që të sigurojë fitoren në raundin e dytë duke bërë krenar të gjithë shqiptarët që po e mbështesnin boksierin.

Kjo ishte fitorja e 3-të me K.O në 8 sfidat e zhvilluara, me këtë ritëm ai po ngjit shumë shkallë në renditjen e përgjithshme, ku tashmë ndodhet i pozicionuar në vendin e 250 nga 1212 boksierë të regjistruar në peshat e rënda.

Mbështetjen e tij të madhe për Kristin e ka dhënë edhe aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, i cili nuk ka ngurruar ta përgëzojë publikisht mikun e tij nëpërmjet një postimi.

“Urime fitoren vlla, flm qe ben vetem detyren”, ka shkruar Besi pranë videos së shkëputur nga ndeshja.
Kujtojmë se Kristian Prenga zotëron dy tituj kampion Europe dhe një kampion bote në ‘kick-box’.
Menjëherë pas kësaj fitore ka ndryshuar dhe renditja e boksierit në arenën ndërkombëtare duke kaluar nga vendi i 250-të në botë në vendin e 174-t.



