Ditën e sotme në emisionin ‘Thumb’ ka qenë e ftuar moderatorja e njohur Eva Murati ku ndër të tjera ka folur për sherrin e bujshëm mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos ku ka dhën mendimin e saj dhe më pas është pyetur edhe për moderatoren e njohur Luana Vjollca.

Nga intervista e saj doli që Eva nuk është se e ka dhe aq qejf prezantuesen e njohur dhe nuk ka ngurruar ta shprehi publikisht këtë gjë, duke thënë se Luana nuk është një shembull i mirë për tu ndjekur.

Në fund të intervistës Evës i është shkëputur edhe një koment i shkurtër për moderatoren Luana Vjollca. E pyetur nëse ndonjëherë edhe ajo vetë ka menduar t’i futet muzikës njësoj si kolegia e saj Luana, Eva është shprehur se Luana Vjollca nuk është shembulli që ajo parapëlqen të ndjekë.



