Marrëdhënia e saj treshe me fotografin francez dhe modelen e quajtur Alessia ishte një nga lajmet më të diskutuara dhe të debatuara në mediat shqiptare përpara disa muajsh. Por mesa duket në jetën e ish-missit Egla Harxhi kanë ndryshuar shumë gjëra muajt e fundit dhe kjo pasi ajo dhe Alessia pas ardhjes në jetë të djalit të saj Luxifer i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Në një intervistë për ‘Thumb’ Egla ka treguar se gjërat kanë ndryshuar dhe ajo dhe Alessia nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram dhe madje i kanë fshirë dhe fotot që kishin së bashku.

“Nuk do doja të ndalesha shumë tek kjo pyetje, detajet na perkasin vetem ne por do te thoja që fakteqsisht njerëzit ndryshojnë, nuk është ashtu siç e kishe menduar, gjërat ndryshojnë jo për mirë. Gjërat që ti nuk i ke në dorë dhe nuk prisje të merrnin një formë jo pozitve”.- ka thënë ajo.



