Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Mars 2018, 17:05

Presidenti Meta feston ditëlindjen, si rrallëherë djali i tij e uron publikisht me fjalët speciale

Dita e sotme është një ditë e veçantë për familjen Presidenciale duke qenë se Presidenti i vendit Ilir Meta feston sot ditëlindjen e tij të 49. Ai ka marrë shumë urime nga miqtë dhe nga familjarët e tij, por urimi më i veçantë ka qenë ai i djalit të tij Besar.

Duke qenë se Besari kujdeset gjithmonë që të ruaj privatësinë, ditën e sotme si rrallëherë ka publikuar disa foto ku shfaqet së bashku me Presidentin Meta .

Në njërën prej fotove ku shihet duke darkuar më të ai ka shkruar: “Shumë urime vëlla” , ndërsa në tjetrën ku shihet Ilir Meta me tortën e ditëlindjes e ka uruar atë duke e quajtur idhullin e tij.

“Gëzuar ditëlindjen idhull”, shkruan Besari në fotot e siguruara nga ‘Tiranapost’.