Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Mars 2018, 17:05

E indinjuar Eneda Tarifa shpërthen kundër mediave: Ju plastë bomba në dorë

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur Endea Tarifa kaloi një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të ‘The Voice Kids’ kur në një moment ajo është rrëzuar dhe është shtrirë në skenë.

Kjo ngjarje nuk ka kaluar pa u vënë re nga ana e audiencës dhe medias, të cilat ditën e sotme e kthyen në një nga lajmet më të përfolura.

Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares, e cila ka reaguar ashpër ndaj portaleve dhe madje është në një postim që ajo bëri pak moment më parë në adresën e saj ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër tyre.

“Vazhdon kazani i mediave shqiptare, zjen e zjen e nuk ka të sosur... Po plaçi që vend o ju plastë bomba në dorë. Se mbi të gjitha jeni edhe të pasaktë” – është shprehur Eneda, e cila vazhdon – “Mirë që na ka mbytur injoranca mediatike dhe dashakeqe por të paktën jini koherent se nuk përkojnë faktet me ngjarjet dhe figurat. Pupupu... Turp i kombit. Portalet e llapaqenët e këtij vendi janë TURP.”