Së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj kanë qenë në vëmendjen të mediave pasi u aludua gjatë se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Mirëpo pa u vonuar shumë këngëtarja ka zgjedhur që ti jap fund këtyre thashethemeve. Ndonëse ata asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht se janë në një lidhje, Eni ka zgjedhur që ti tregojë të gjithëve se mes saj dhe Gencit çdo gjë është në rregull.

Në një postim që ajo ka bërë së fundmi në adresën e saj, shihet së bashku me këngëtarin në një makinë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetri. Ata ishin nisur në një udhëtim dhe së bashku kishin edhe motrën e këngëtares Greta Koçi



