Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Mars 2018, 16:04

E dinim beqar por këngëtari shqiptar paska grua dhe dy fëmijë

Ai është një nga këngëtaret që me këngët e tij ka arritur të tërheq vëmendjen e publikut shqiptar dhe të bëhet i njohur, por ndërsa për karrierën e tij muzikore dihet shumë gjëra, për jetën private të këngëtarit Ervin Bushati nuk dihen shumë duke qenë se ai e ka ruajtur privatësinë e ti shumë mirë.

Aq mirë sa asnjëri madje nuk e dinte se ai është i martuar dhe madje ka edhe dy djem të rritur.

Ditën e djeshme këngëtari i hitit 'Jepma mollën' ka qenë i ftuar tek emisioni ‘Rudina’ ku së bashku me të kanë qenë të ftuar edhe dy djemtë e tij, Anteo 12 vjeç dhe Bjorni 9 vjeç. Gjatë intervistës ai ka treguar se me bashkëshorten e tij Eva janë njohur që para 13 vjetësh dhe ajo preferon që të mos prezantohet në publik.

Ndërsa më tej tregoi se rritja e djemve ka qenë tepër e vështirë dhe sidomos kur ata ishin më të vegjël dhe gjithmonë rrinin zgjuar duke pritur babain e tyre të kthehesh nga puna.