Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Mars 2018, 15:03

Fero në burg, por shihni si e tallë ish e dashura publikisht

Reperi i njohur Fero ka qenë ditët e fundit në vëmendje  të mediave për shkak të sherrit që ai pati me katër persona të cilët e sulmuan dhe për shkak se ai qëndroi në paraburgim pasi mendohej se kishte marrë hakë ndaj tyre .

Ditën e djeshme madje u publikua dhe një video nga burgu ku shihesh Fero duke thënë se më mirë është të qëndrosh në burg sesa në spital.

Mendohet se kjo deklaratë ishte për ish të dashurën e tij këngëtaren Baby G, e cila ishte e shtruar në spital së fundmi, ai dhe këngëtarja u përfolën përpara disa kohësh për një lidhje pas publikimit të fotove intime.

Mirëpo kësaj deklarate të Feros nuk ka ngurruar ti kundërpërgjigjet edhe vetë Bbay G, e cila nëpërmjet një postimi në isnta story është shprehur: "Më mirë në spital sesa prapa hekurave. Gangsterat e vërtet lëndohen, por nuk kapen".

Pak më vonë gjatë një videoje live të Baby G në sfond dëgjohej kënga e Feros "Gang, gang". Një nga miqtë e këngëtares i thotë ta ndërrojë këngën ndërsa ajo ja kthen: "Jo, s'ka lidhje, s'më plas, lëre".