Almeda Abazi pati natën e saj të parë mbrëmjen e djeshme në spektaklin ‘Dancin with the Stars’ , por pas mbarimit të tij ish-missit të njohur i është dashur që të braktisë Shqipërinë për të shkuar pranë bashkëshortit të saj, i cili është shtruar me urgjencë në spital.

Siç është bërë e ditur Tolgahan Sayisman po përgatitësh për të shkuar në një vizit në Afrikë dhe për këtë gjë ai ishte vaksinuar kundër sëmundjeve të ndryshme që mund të gjenden atje, mirëpo kjo vaksinë i ka bërë një reaksion të madh dhe ai është shtruar me urgjencë në spital.

Për këtë arsye Almeda është nisur me urgjencë drejt Stambollit dhe e ka braktisur për pak kohë spektaklin e njohur.

Pas shtrimit në spital mësohet se aktori i njohur turk do ti duhet të anulojë edhe vizitën e ti në Shqipëri, pasi mjekët i kanë kërkuar të bëjë disa ditë pushim deri sa trupi i tij ti kthehet normalitetit.




