Një ngjarje shokuese ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gjakovës në Kosovë ku një grua 32-vjeçare ka vrarë në mënyrë barbare foshnjën e saj të porsalindur dhe më pas e ka varrosur.

Bëhet fjalë për shtetasen Lauresha Maliqi e cila ishte beqare dhe për 9 muaj kishe arritur të fshihte shtatzëninë e saj nga familjarët edhe pse ata jetonin në një shtëpi. Dy ditë më parë ajo ka dhënë jetë fëmijës së gjininë femër dhe vetëm dje ka vendosur që ta vrasë atë dhe më pas ta varrosë në oborrin e një shtëpie të braktisur.

Krimi i 32-vjeçare është zbuluar nga ana e vëllait të saj, i cili ka rrëfyer se e motra ishte kthyer në shtëpi me gjak në duar dhe më pas ka treguar se ata nuk janë në dijeni të identiteti të të atit.

“Para 5 vjetëve ajo ka qenë e martuar. Deri dje ajo këtu ka qenë duke jetuar me neve. Na as nuk e kemi ditë që ajo është shtatzënë. Ka qëndru këtu një kat më lartë në shtëpi. Nana ka ardhë dhe më ka tregu që është shtatzëne. Ka lindë, tani e ka qu e ka mbytë. S’do çka ka ndodhë. Ajo ka ardhë në shpi. Na ja kemi pa krejt duart gjak i ka pasë. Foshnjën ajo e ka mbytë dhe e ka lanë aty. Për këtë punë ne po ndihemi shumë keq.", ka treguar ai për gazeta Express.

Ndërsa zyrtarët nga spitali i përgjithshëm i Gjakovës kanë treguar se si nëna si foshnja ishin shumë mirë kur u larguan nga spitali dhe nuk e kuptojnë se kush ka qenë shkaku që e kanë çuar nënën të bëj këtë akt c’njerëzor.
