Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Mars 2018, 13:01

E papritur: Eneda Tarifa rrëzohet live në emision, përplaset keq me skenën

Mbrëmja e djeshme në spektaklin ‘The Voice Kids’ ishte një mbrëmjen e sikletshme për njërën nga anëtarët e jurisë, këngëtaren Eneda Tarifa e cila kaloi një situate tepër të vështirë në transmetimin live.

Ajo u rrëzua në mes të skenës gjatë një momenti për shkak të veshjes së saj që ishte ngatërruar me takat.

Gjatë momentit që njëri prej konkurrentëve të saj i quajtur Denis mbaroi këngën, ajo shkoi për ta përqafuar, por në atë moment rrëshqiti dhe u rrëzua përpara të gjithë publikut.

Kjo situatë e sikletshme u kalua me të qeshura nga ana e Tarifës, e cila u shpreh se gjithçka është sy i keq