Luana Vjollca prej disa javësh është duke shijuar kohën e saj të lirë pas mbarimit të emisionit ‘Shiko kush luan’ dhe shpesh hedh foto të ndryshme nga përditshmëria e saj. Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një foto ku si gjithmonë duket shumë joshëse dhe seksi.

E veshur me një fustan të ngushtë pas trupit ngjyrë bezhë, ajo shihet pranë makinës së saj dhe në përshkim të fotos ka shkruar: “Xhiro me mua?”.

Në këtë foto nuk mund të mungonte dhe një koment komik nga ana e moderatorit Ermal Mamaqi, i cili i ka shkrirë së qeshuri të gjithë ndjekësit me batutën e tij.

“Po Luana, desha me shku deri tek treni të lutem”, ka shkruar ai nën foton seksi të moderatores.



