Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Mars 2018, 12:12

Pasi Zaimina tregoi pse u zu me Rezartën, vjen reagimi i menjëhershëm i Shkurtës

Miqësia mes dy këngëtareve të njohura Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta ka qenë për shumë kohë e diskutuar dhe kjo pasi ato prej një periudhe të gjatë nuk janë parë më nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe të gjithë filluan aludimet se mes tyre ka pasur një sherr.

Kjo shkëputje e marrëdhënies së tyre u përforcua edhe më shumë kur Rezarta nuk e uroi Zaiminën për lindjen e vajzës së saj Khloe, e madje nuk ishte e pranishme as në Baby Shower-in e saj.

Mirëpo për të sqaruar një herë e mirë se nëse vërtet mes tyre ka pasur një mosmarrëveshje, Zaimina ka vendosur që të tregojë të vërtetën mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Megjithatë  mesa duket thënia e shkakut të zënkës nuk i ka pëlqyer aspak Rezatës, e cila i ka komentuar Zaiminës në postimin e saj duke i thënë: “Ishalla i ke thënë të vërtetën atij Ermal Mamaqit, gjej vend e futu Zaçe!”

“Oooops...”-i është përgjigjur Zaimina, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të dalë në shesh sot në mbrëmje.

 

Nesër do qani tu qeshð???ð???ð??? Xing me Ermalin ora 21.00 @zaimina_vasjari

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on