Nga Shqipëria / E Premte 23 Mars 2018, 19:07

Aktori i njohur turk shkruan shqip, mbështet publikisht Almeda Abazin

Mbrëmjen e sotme pritet që të startoi edhe spektakli i shumëpritur ‘Dancing with the Stars’ i cili këtë vit do të prezantohet nga ish missi shqiptar Almeda Abazi.

Siç dihet Almeda është e martuar me aktorin turk, Tolgahan SayıÅ?man, i cili pak më parë nuk ka ngurruar të shpreh mbështetjen maksimale për bashkëshorten e tij.

Në instagramin e tij ai ka shpërndarë një foto ku lajmëron në gjuhën shqipe se në çfarë ore fillon spektakli i Almedës.

Siç dihet kjo është një eksperiencë e re për të dhe sigurisht mbështetja e bashkëshortit është shumë e nevojshme.