Nga Shqipëria / E Premte 23 Mars 2018, 18:06

Martohet ish-banori i 'Big Brother Albania', publikohen foto nga dasma

Ai ka qenë një nga ish konkurrent më ‘donzhuan’ të Big Brother pasi gjithmonë është përfolur për lidhjet e tij të shumta dhe për jetën e shfrenuar që bënte. U bë shumë i njohur pas lojës së tij në Big Brother, ku ishte çift me ish fituesen e edicionit të 5 Ermela Mezuraj. Por pas mbarimit të lojës ata u ndan dhe Ervin Sinjari vazhdoi jetën e tij dhe lidhjet e shuma me femrat e tjera.

Por mesa duket ish banori më në fund ka gjetur gjysmën tjetër pasi, së fundmi janë publikuar disa foto ku shihet se ai i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar në një ceremoni të thjesht me një vajzë të quajtur Eri.

Nga fotot e siguruara nga dasma shihet se partnerja e tij është edhe shtatzënë dhe ish konkurrenti shumë shpejt do të bëhet baba.