Tashmë është bërë e ditur se këngëtarja e njohur Adelina Tahiri shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali. Ajo pak e nga pak ka filluar madje të merret edhe me përgatitjet pasi pak ditë më parë publikoi foton ku shihesh duke bërë blerjet e para për bebin.

Por sot i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me postimin më të fundit që postoi, ku shfaqte dhomën super luksoze që ka përgatitur për vogëlushin e saj.

Siç dihet ajo është një nga personazhet më të përfolur për shpenzimet e tepërta dhe blerjet luksoze dhe mesa duket së bashku me bashkëshortin maqedonas nuk kanë dashur të kursejnë aspak për djalin e tyre.

Ata i kanë përgatitur një dhomë princi në të cilën dominon ngjyra e bardhë me detaje floriri, ku shihet krevati i madh i zbukuruar deri në detaj.




