Nga Shqipëria / E Premte 23 Mars 2018, 17:05

Shokon Ema Andrea me deklaratën e saj: Më kanë ngacmuar seksualisht

Ema Andrea njihet si një ndër aktoret më të mira shqiptare e cila me tipin e saj shumë spontan, ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithë publikut dhe mediave.

Së fundmi aktorja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin 'Thumb' dhe në një intervistë e cila do të transmetohet të shtunën ajo ka zbuluar  diçka që i ka habitur të gjithë.

Në këtë video ajo ka deklaruar se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale gjatë karrierës së saj si aktore.

"Po, po më kanë ngacmuar seksualisht", ka thënë ajo gjatë intervistës me dy moderatoret.

Por për të dëgjuar të gjithë intervistën dhe historinë e Emës, do të na duhet të presim deri nesër në transmetimin e plotë të emisionit.