Ajo ka qenë prezantuesja historike e spektaklit të vallëzimit ‘Dancing with the Stars’, por këtë vit Amarda Toska duke qenë se sapo është bërë mama për herë të dytë, nuk do të mundet të jetë pjesë e spektaklit të njohur i cili starton mbrëmjen e sotme në Vizion Plus.

Për këtë arsye Ai ka zgjedhur një mënyrë tepër special për të uruar gjithë bashkëpunëtorët e saj të vjetër për nisjen e këtij sezoni, i cili do të mbledh përpara ekranit të shqiptarëve të gjithë Vip-at më të mirë të edicioneve të kaluar të DWS.

Ajo ka shpërndarë disa foto ku shihet duke prezantuar edicionet e kaluar të këtij emisioni dhe në përshkrim të fotos ka thënë disa fjalë për të gjithë produksionin.

"Sot dua ti uroj suksese per premieren skuadres se @dëtsalbania me te cilet kam kaluar disa sezone pune te mrekullueshme! Formati im i preferuar! Jam e sigurte qe ky sezon do jete vertet "All stars"!!! @hkolaneci do na surprizosh sic ke bere cdo edicion! Urime stafit #bledlinza @ardiasllani @eraldorexho @zefinahasani @ilir_shaqiri @emaandrea1 #alfredkaçinari @almeda92 @rud_hizmo ,gjithe trupes se baletit dhe Vipave! ( kaq foto gjeta ne cel per momentin" ishte urimi i Amit për gjithë stafin e spektaklit që drejtoi disa vite me rradhë.
Siç është bërë e ditur prezantuesit e këtij viti do të jenë Almeda Abazi dhe Rudi Hizmo.


