Ai është një nga moderatorët historik të televizionit ‘Klan’ dhe asnjëherë nuk e kemi imagjinuar që ta shikojmë, gazetarin Blendi Fevziu, në ndonjë kanal tjetër televizivë dhe aq më pak në Top Channel.

Mirëpo sot si rrallë herë Blendi do të jetë pjesë e emisionit të njohur ‘Dua të të bëj të lumtur’ me Arbana Osmanin. Ashtu si çdo të shtunë që së bashku me historitë njerëzore ka dhe një të ftuar Vip, këtë herë për të folur mbi historinë e minierës së Bulqizës do të jetë i ftuar gazetari i njohur.

Lajmin e ka dhënë vet Blendi nëpërmjet një postimi të bërë në adresën e tij, ku shfaqet së bashku me moderatoren Arbana Osmani.

'Nje histori qe vjen nga thellesite e minieres se Bulqizes. Nje rrefim sakrificash, vuajtjesh, perkushtimi, por edhe dashurie.' ka shkruar moderatori në postimin e tij.




