Këtë vit ka pasur një sërë risish të reja në televizionet shqiptare për sa i përket spektakleve të reja që janë transmetuar në televizionet më të mëdha në vend. Por të gjithë mezi kanë pritur që të bëhesh publike data e një prej emisioneve më interesant i cili do të fillojë në RTSH.

Bëhet fjalë për emisionin e famshëm të kuzhinës ‘Master Chef Junior’ i cili këtë vit do të transmetohet në RTSH dhe në vëmendjen do të ketë fëmijët e moshës 8 deri në 14 vjeç të cilët kanë pasion gatimin.

Ditën e sotme është shpërndarë edhe promoja e emisionit, në të cilën është zbuluar se në datën 27 mars do të transmetohet dhe pjesa e parë.

Na video është zbuluar skenografia e spektaklit dhe tre anëtarët e jurisë të cilët janë: shefat e kuzhinës Juli Zguro dhe Sokol Prenga si dhe moderatorja e famshme nga Kosova Xheraldina Vula, njëkohësisht nëna e reperit Ledri Vula. Emisioni do të zgjasë 12 javë dhe pritet të sjellë surpriza të shumta./ Burimi: Revista Class



