Nga Shqipëria / E Premte 23 Mars 2018, 14:02

Armina Mevlani e dashuruar çmendurisht pas Shkëlzenit, habit me fjalët që thotë për të

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të përfolur në showbizzin shqiptar dhe jeta e tyre private  përbën gjithmonë interes për publikun. Gjithashtu ata janë përfolur edhe se shumë shpejt do të bëjnë një martesë por që ende nuk e kanë zbuluar datën e saktë.

Së fundmi ajo ka postuar një foto të veçantë në të cilën ka shprehur dashurinë e madhe që ka për Shkëlzenin nëpërmjet një dedikimi special.

"Në duart e mashkullit të duhur, një grua është 100 gra të ndryshme. E kufizuar vetëm nga imagjinata dhe aftësia e tij për ta bërë të ndihet e sigurt dhe për ta drejtuar. Përmendni shokun/shoqen tuaj që ka gjetur mashkullin e duhur”, ka shkruar blogerja e njohur krahas fotos së saj.