Ajo u arrestua përpara disa javësh nga policia, pasi akuzohej se kishte mashtruar një numër të madh biznesesh duke përfituar prej tyre miliona euro.

Por ditën e sotme edhe pse stomatologja dhe ish bashkëshortja e këngëtarit Bojken Lako, Olesia Duka kërkoi përpara Gjykatës së Apelit zbutje të masës arrest me burg, kjo kërkesë nuk është pranuar dhe i është dhënë vendimi përfundimtar.

Sipas avokatit të saj ai kishte shpjeguar përpara gjykatës se në fakt Olesia ishte viktimë dhe se ishte përdorur nga këto biznese për të pastruar lekë dhe se vendimi i gjykatës ishte i pamëshirshëm me të, por ky version nuk u pranua nga ana e Gjykatës dhe Olesia u dënua me burgim.




