Një foto e postuar nga ana e kompozitorit Flor Muamjesi ku ai shihesh së bashku me Getoar Selimin në makinë, bëri xhiron në të gjitha mediat online, pasi dyshja u ribashkua pas shumë vitesh dhe u përfol gjatë se mes tyre mund të ketë një bashkëpunim.

Por një gjë e tillë nuk u konfirmua nga asnjëri prej këngëtarëve. Por siç është mësuar së fundmi ata po punojnë shumë që shumë shpejt të publikojnë një projekt shumë të fuqishëm.

Sipas ‘Blitz.al’ Getoar Selimi është parë të shkojë shpesh në studion e ‘Threedoots’ ku është mësuar se po bashkëpunojnë për një këngë të re.

Siç dihet edhe bashkëpunimet e mëparshme mes tyre ka qenë shumë të suksesshme, kështu që edhe kjo këngë pritet të jetë një hit.



