Luana dhe Marina Vjollca janë dy nga motrat më të famshme në Shqipëri. Ato janë pothuajse të pandashme nga njëra-tjetra dhe gjithmonë e shprehin hapur dashurinë e madhe dhe raportin e mirë që kanë për njëra-tjetrën.

Por ashtu si të gjitha motrat edhe Marina me Luanën kanë momentet e tyre kur nuk merren vesh dhe shpesh bëjnë sherre.

Këtë gjë e ka zbuluar së fundmi Marina, e cila në një postim në Instagram ka treguar se si është një zënkë e zakonshme mes dy motrave.

Në videon komike shihen dy mace duke gjuajtur njëra-tjetrën me putra dhe përmbi të moderatorja ka shkruar ‘Kur grindem unë me Luanën’.



