Nga Shqipëria / E Enjte 22 Mars 2018, 19:07

Pas Feros kërcënohet Noizy publikisht, reperi i jep përgjigjen që e lë me gojë hapur

Sulmi që i ndodhi reperit të njohur Fero ditën e djeshme ka qenë një nga temat më të diskutuarit orët e fundit në mediat online. Por mesa duket pas këtij sulmi edhe një tjetër reper shqiptar ka marr një kërcënim publikisht nga një person i panjohur.

Bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm Noizy, i cili pak më parë ka postuar një foto dhe një nga komentet që tërhoqi vëmendjen ishte një person i cili i shkruante: “Mas Feros e ke radhën ti”.

Ky koment nuk është pritur aspak mirë nga ana e Noizyt, i cili nuk ja ka përtuar një përgjigje djalit në fjalë.

“Ik fshi buzët se i ke me qumësht” i shkruan Noizy duke i dërguar edhe një puthje, një përgjigje kjo që e ka lënë me gisht në gojë komentuesin./Burimi:Intv.al