Nga Shqipëria / E Enjte 22 Mars 2018, 18:06

Renato Mekolli ngacmonte vajzat e njohura me mesazhe? Del e vërteta, chefi pre e hakerave

Renato Mekolli është një nga shefat më të njohur të kuzhinës në Shqipëri. Ai me pjesëmarrjen e tij në disa prej spektakleve më të njohura në vend ka arritur që të bëhet shumë i njohur dhe të jetë shefi më i përfolur nga mediat.

Por së fundmi duket që për Renaton kanë dal disa probleme, pasi atij i kanë vjedhur adresën e Facebook-ut dhe Instagramit disa persona të paidentifikuar.

Sipas gazetës ‘Express’ e cila ka kontaktuar me chefin është bërë e ditur se prej disa ditësh adresa e tij zyrtare është hackeruar dhe asnjë postim apo mesazh nuk ka qenë nga ana e Mekollit.

Gjithashtu është mësuar se gjatë kësaj periudhe personat të cilët tashmë kanë aksesë në adresën e tij kanë dërguar mesazhe ngacmuese tek shumë prej vajzave të showbizzit dhe shumë prej tyre ditën e sotme janë ankuar për këtë gjë.