Nga Shqipëria / E Enjte 22 Mars 2018, 18:06

Pasi Nano e kritikoi për veshjen ekstravagante në emision, vjen reagimi i Bora Zemanit

Deklarata e famshme e Mustafa Nanos në emisionin e tij ‘Provokacja’ ku kritikoi  ashpër dy vajzat e ekranit Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin, mesa duket ka ngritur shumë diskutime dhe duket sikur nuk ka për tu mbyllur kurrë si çështje.

Pas reagimit të Ilda Bejlerit e cila tha se do e  çonte këtë çështje në gjykatë, mbrëmjen e djeshme u bë publike edhe një deklaratë nga ana e kompanisë ‘Digitalb’ ku thuhej se Mustafa Nano nuk duhet të merret me moderatoret por me kompaninë të cilës ato i përkasin.

Ndryshe nga Ilda e cila ka reaguar disa herë, Bora Zemani nuk ka pranuar të jap një përgjigje për këtë temë dhe ka qëndruar në heshtje deri ditën e sotme. Ajo ka postuar në adresën e saj në ‘instastory’ deklaratën zyrtare të Digitalb, ku shprehet se debati ka mangësi që në zanafillë dhe është i ngritur gabimisht nga një joprofesionisti i fushës. Ata sqarojnë se Ilda, përveç se moderatore, është gazetare dhe imazh, për këtë arsye, gjykimi  i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm.

Ka mjaftuar ky postim që Bora ta mbylli një herë e mirë këtë debat të tej zgjatur.